• Futboll:

  • Gruaja e Kaka: Do kthehemi në Brazil

    Futboll|28/08/2012 20:55

    E ardhmja e Kaka ende nuk ka gjetur zgjidhje, por ndërkohëfamilja e tij po bën planet e saj. Në një intervistë për revistën “RG”, bashkëshortja e futbollistit të Real Madriddeklaroi se po përgatitet për rikthimin në Brazil. 

    “Po përgatitemi për të shkuar në Sao Paulo, e gjithë familja. Nëse Kaka’ do të largohet nga Spanja, Brazili është vendi i vetëm ku do të jetojmë”, është shprehur Carolina Celico.

    Këto deklarata konfirmojnë se e ardhmja e brazilianit është larg Madridit. Milani këmbëngul se nuk do të blejë lojtarin dhe e vetmja alternativë për kuqezinjtë është huazimi falas.

    Por, drejtuesit madrilenë nuk kërkojnë zgjidhje tjetër përveçse shitjes së një lojtari me një rrogë të majmë (10 milionë euro) dhe që pas mbërritjes nëMadrid të Luka Modriç është alternativa e tretë për Jose Mourinho në rolin e organizatorit.

    Tags:

    Komentet jane te mbyllura

    Sevilla superiore ndaj Granada-s
    Messi i rikthen buzëqeshjen Barcelonës
    Liverpool pranë titullit kampion në Premier League
    Manchester United thyhet nga Everton